Driton Gashi

U lind mё 1972 në Gjakovё! 

Pastor Driton Gashi shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Gjakovë. Ai u shpёtua në vitin 1989! Nga viti 1994 bёhet pjesёmarrёs i rregulltë i shërbesave nё njё Bashkësi Ungjillore sepse deri nё atё kohё Gjakovës i mungonte kisha Ungjillore. 

Nga viti 1994 deri në vitin 2000 është përfshirë në shërbesën e adhurimit në kishë.

Nga viti 2000 e tutje është përfshirë në shërbesën pastorale me normë të plotë, fillimisht duke shërbyer si bashkë pastor. Aktualisht Driton Gashi është pastor i Bashkësisë “Familja” në Gjakovë.

Për më shumë se një dekadë Pastor Gashi është i përfshirë në shërbesën e mësimit nëpër seminare e konferenca të ndryshme në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Në dy vitet e fundit nё “Bashkësinë Familja” ligjëron me trajnime biblike në shkollën biblike “Fjala”. Po ashtu ka marrë pjesë në një serë trajnimesh biblike, seminare, konferenca, këshillime etj. 

Driton Gashi është i martuar me Inen me të cilën kanë një fëmijë.