Esat Kica

U lind më 1957 në Pejë.

Shkollimin fillor e mbaroi në Pejë. Në vitet 1975-1978 vazhdoj shkollimin e mesëm në Beograd në drejtimin Elektro.

Ndërmjet viteve 2016 – 2017 ka përfunduar shkollën Biblike në Kolegjin “Kisha e Hirit” në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë Esati u largua për të gjetur strehë në Shqipëri, saktësisht në Tiranë ku dhe njohu Krishtin dhe u shpëtua në vitin 1999.

Nga viti 2002 është duke shërbyer në “Kishën Ungjillore Rruga e Paqes” në Pejë si plak kishe.

Esati është i martuar dhe është baba i pesë fëmijëve.