Imir Gashi

U lind me 26 Gusht 1983. U rrit në një familje sekulare dhe erdhi në besim në Jezusin përderisa ishte refugjat në Shqipëri në vitin 1999. Ndjeu thirrjen për shërbesë qysh në moshë të re dhe u caktua Pastor i Kishës së Nazaretasit – Drita e Botës në vitin 2006 në Prishtinë. Poashtu shërben si sekretar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. I martuar me Janette dhe kanë dy djemë, Gabrieli dhe Gideoni. Si familje jetojnë dhe shërbejnë në Prishtinë.