Nazmi Berisha

Pastor Nazmi Berisha është i lindur me 16. 08. 1984 në fshatin Lladroviq të komunës së Malishevës. 

Është rritur në një familje tradicionale me vlera të forta kombëtare, ku besimi te Zoti ka qenë dytësor në krahasim me ndjenjën kombëtare. 

Në vitin 2002 si student njihet me disa përsona të besimit të krishterë protestant, të cilët e prezantojnë me Biblën si Fjala e Perëndisë. Duke lexuar Biblën, e cila e shfaqë madhështinë dhe fuqinë e Perëndisë për shpetimin e njeriut, përmes sakrificës së çmuar të vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, vendos besimin e plotë te Krishti dhe Bibla si Fjala e Perëndisë. Nga ajo kohë bëhet anëtarë në kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë duke dhënë kontributin e tij në forma të ndryshme shërbimi. 

Nga viti 2006 deri në vitin 2013 ka shërbyer me organizatën studentore “Instituti Jeta e Re”, duke ndihmuar studentët të njohin Krishtin dhe të rriten në besimin e krishterë. 

Në korrik të vitit 2013 zhvendoset bashkë me familjen e tij për të jetuar dhe shërbyer në qytetin e Ferizajit me kishën Protestante “Alfa&Omega”, ku në vitin 2016 ordinohet si pastor, rol të cilin vazhdon ta ushtroj deri më sot. 

Nga viti 2015 e deri sot, është anëtarë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Ferizajit, duke përfaqësuar komunitetin Protestant në këtë komunë.  

Në vitin 2017 mbaron studimet teologjike në Seminarin Teologjik të Europës Jugore në Tiranë, në drejtimin e “Interpretimit dhe Predikimit të Biblës”. 

Në vitin 2022 ka mbaruar studimet Bachelor për Komunikim Masiv, dega Gazetari në Kolegjin AAB Prishtinë. 

Pastor Nazmi Berisha për shumë vite ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, për tema që lidhen me teologjinë, lidershipin, familjen, apologjitikën etj…

Pastor Nazmi Berisha nga viti 2017 është anëtarë i KD-së në vitin 2021 është zgjedhur për mandatin e dytë.

Është i martuar me Albana Berisha dhe kanë dy fëmijë të mrekullueshëm, Liesën(2008) dhe Erisin(2011). Vargu i preferuar nga Bibla për pastor Nazmi Berishën është ” Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur, edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë” Efesianët 5:1-2